Hungaria: Nëse Putin do të hynte në territorin tonë, nuk do ta arrestonim

Një urdhër-arresti është lëshuar ndaj Vladimir Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), që do të thotë se presidenti rus do të arrestohet nëse ai shkel në ndonjë shtet anëtar të ICC.

Por Hungaria ka thënë se siç qëndrojnë gjërat, nuk do ta arrestonin Putin nëse do të hynte në territorin e tyre.

Shefi i shtabit të kryeministrit Viktor Orban tha se urdhri nuk ka asnjë bazë ligjore në Hungari.

“Ne mund t’i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë nuk mund të arrestojmë presidentin rus, pasi statuti i ICC nuk është shpallur në Hungari,” tha Gergely Gulyas, në një konferencë.

Ai shtoi se qeveria e tij nuk kishte “formuar ende një qëndrim” për urdhërarrestin.

“Këto vendime nuk janë më fatlumët pasi ato i çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes, ky është mendimi im personal subjektiv,” tha ai.

Hungaria nënshkroi dhe ratifikoi Statutin e Romës që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), por Gulyas tha se kjo nuk ishte përfshirë në sistemin ligjor hungarez.

Putin është vetëm presidenti i tretë në detyrë që i është lëshuar një urdhër-arresti nga ICC, por nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti në gjykatë.

Ai është akuzuar për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina./albeu.com