Ngujimi i protestuesve para kryeministrisë, Tahiri: Nuk do t’i heqim çadrat, ne nuk vrasim
Ditën e sotme para kryeministrisë po organizohet protesta e opozitës e drejtuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nga të dhënat e para raportohet se në shesh janë mbledhur gati 8 mijë shqiptarë të cilët kanë ardhur nga rrethet drejt Tiranës për të marrë pjesë në këtë protestë.

Pas fjalës së Bashës ku pyeti protestuesit nëse janë gati të ngujohen para kryeministrisë dhe aksionit të protestuesve për të ngritur çadrat, ka reaguar ministri I Brendshëm Sajmir Tahiri. Tahiri për News 24 ka thënë se nuk do të ndërhyhet për të larguar çadrat.

“Nuk do të pengojmë vendosjen e çadrave. Protestuesit do të lejohen të qëndrojnë në shesh”, ka thënë Tahiri për Neës24./albeu.com/
Shtuar më 18/02/2017, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori