Ngritja e Komisionit, Topalli "sqaron" nderkombetaret
Albeu.com
Vendimi i fundit i Parlamentit për ngritjen e komisionit hetimor të zgjedhjeve, që u shoqërua me kundërshti të mëdha nga opozita, ka “detyruar” kryeparlamentaren Jozefina Topalli që të japë “sqarime” ndërkombëtarëve.
Në këtë kontekst, Topalli u ka dërguar një letër institucioneve ndërkombëtare për sa i përket vendimit të Kuvendit për komisionin hetimor.

“Ky komision do të jetë në gjendje të investojë, sipas ofertës së shumicës dhe angazhimin e 100 prokurorëve, të cilët bazuar në fakte dhe prova mund të ndërmarrin çdo akt; hapjen e kutive të votimit, rinumërimin dhe çdo vendim tjetër të nevojshëm për të plotësuar nevojat e tyre”, shkruan Topalli.

Më tej, në letër thuhet se “Z. Rama e ka refuzuar këtë ofertë për të vetmen arsye, se ai nuk do t’u paraqesë edhe një fakt të vetëm prokurorëve. Me këtë vendim që ka marrë maxhoranca lejohet një transparencë e plotë, në respekt të Kushtetutës dhe të ndarjes së pushteteve, si dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese; lejohet çdo lloj hetimi për çdo lloj çështjeje që ka të bëjë me zgjedhjet, përveç atyre për të cilat ka vendim gjykate”.
Shtuar më 24/03/2010, ora 15:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori