Fituesi i bashkisë Himarë në burg, monitoruesja e OSBE-ODIHR: Të zhvillohen procedurat ligjore

Monitoruesja e OSBE-ODIHR, Audrey Glover, komentoi rastin e fituesit në bashkinë Himarë, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg nën akuzën për shitje dhe blerje votash.

Ajo tha se shpreson që në lidhje me Belerin të zhvillohen procedurat ligjore, në mënyrë që të jepen rezultatet e duhura sips ligjit.

Ndonëse nga burgu, Beleri kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri, arriti të fitojë zgjedhjet lokale në Himarë.

Beleri fitoi me një diferencë prej 19 votash ndaj kundërshtarit të tij, socialist, Jorgo Goro.

Glover: Shpresojmë të zhvillohen procedurat ligjore, ato do të japin rezultatin. Njerëzit kanë qenë të detyrar të votojnë në një mënyrë të caktuar, por autoritetet janë përpjekur në disa raste ta ndalojnë këtë, e në disa jo. Do merren masat që mos kemi shkelje të ligjit./albeu.com/ 


Shtuar 15.05.2023 16:02