Arrestimi i amerikanëve, çfarë u gjet në laboratorin e drogës në Tiranë (VIDEO)
Dy shtetas amerikan janë arrestuar duke tentuar të kalonin jashtë vendit pas dhënies së vendimit nga një gjykatë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy amerikanët janë arrestuar pasi ishin duke tentuar të larghooheshin nga Shqipëria ndërkohë që këtu kishin ngritur një laborator të drogërave sintetike.

Të arrestuarit janë Vincent (Dominic) De Caro dhe Arben Isaku, me origjinë shqiptare, por me shtetësi amerikane.

"Keta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.

Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit.

Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike", bën me dije policia.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni antidrogë ndërkombëtar i koduar "Sintetiku" në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese amerikane

Operacioni nga Policia Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe DEA Amerikane

Arrestohen 2 shtetas amerikanë, të cilët strehoheshin në Shqipëri

Në zbatim të letër porosisë të autoriteteve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj, Departameti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n amerikane pas një pune të mirë organizuar finalizuan me sukses operacionin e koduar "Sintetiku", ku u arrestuan 2 shtetas amerikane:

- Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në Neë York, USA;

- Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në Neë York, USA.

Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope" kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark ëeb’.

Keta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.

Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit.

Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.

Shtetasit e mësipërm u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t'u larguar nga Shqipëria.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë e DEA-s. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

Operacion dëshmon seriozitetin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar, gadishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligj zbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe rikonfirmoi edhe njëherë besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe agjencive ligj zbatuese amerikane.
Shtuar më 26/09/2018, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori