"Ngrin" jeta në Milano, ushtarë me maskë, sheshe bosh e çdo gjë e mbyllur (FOTO LAJM)

7 të vdekur e më shumë se 200 të infektuar është bilanci i koronavirusit në Itali.

Një ndër qytetet e infektuara është edhe qyteti i famshëm Milano.

Qyteti i zhumrshëm italian, tashmë është shndërruar në një nga qytetat më me pak jetë. Sheshet, dyqanet, metrotë dhe çdo gjë tjetër është bosh.

Të gjithë njerëzit janë izoluar dhe ata të paktë që guxojnë të dalin në rrugë janë të pajisur me maska kundër koronavirusit.

Në mediat ndërkombëtare janë publikuar disa foto, ku shihet se sheshi “Duomo”, është mbyllur, është pezulluar një nga sfilatat e famshme të modes që u programua nga Giorgio Armani, po ashtu dhe teatri “La Scala” nuk është i hapur dhe sporti “ka ngrirë”.



Shtuar më 24/02/2020, ora 20:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori