Ngrihet KLGJ, këta janë anëtarët e zgjedhur
Janë votuar dhe zgjedhur sot gjashtë anëtarët të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Ata janë Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi, Marcela Shehu, Brikena Ukperaj, Medi Bici dhe Ilir Toska.

Sikurse edhe në zgjedhjen e anëtarëve të KLP, dje, edhe sot në garë janë 10 gjyqtarë, të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin për gjashtë vende në këtë institucion.

Në procesin e zgjedhjes së gjykatësve do të jenë të pranishëm edhe nga përfaqësia e trupit diplomatik në Shqipëri.

Ngritja e këtyre dy institucioneve i hap rrugë krijimit të SPAK, institucion ky i cili do të ketë si detyrë të hetojë korrupsionin në nivele të larta drejtuese.
Shtuar më 12/12/2018, ora 19:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori