Ngrihet Instituti i Ndërmjetësimit, 74 juristë do të shqyrtojnë konfliktet mes palëve
Ministria e Drejtësisë ka licensuar 71 ndërmjetës të cilët do të nisin punën në
zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve, për të shmangur me mirëkuptim gjykatën. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të ndërmjetësve për
zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si një prej hallkave të rëndësishme të funksionimit të sistemit të drejtësisë.
"Nga sot në Shqipëri po implementojmë një
model të ri të dhënies së drejtësisë në vend, si një
model alternativ për qytetarët. Aktorët e këtij modeli do të
jeni ju, 50 persona ndërmjetës dhe një person juridik me 21 ndërmjetës. Do të
jeni ju aktorët e këtij modeli, duke patur në dorë fatin e kësaj reforme. Unë jam i bindur se me profesionalizmin, ndershmërinë, përkushtimin do dini ta bëni edhe në Shqipëri këtë
model, një
model suksesi", deklaroi Halimi.
Ndërmjetësimi, si një profesion i lirë, ushtyrohet kryesisht për
zgjidhjen e çështjeve civile, familjare e tregëtare, madje edhe në disa raste për kundravajtjet penale. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2012,
ora 12:38