Ngrihet grupi i kontrollit për SHISH
Komisioni i Sigurisë Kombëtare vendosi sot ngritjen e një grupi kontrolli për verifikimin e ligjshmërisë së shkresës që drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika i ka dërguar vartësve të tij, me objekt; “Sekret/Kёrkesёn Operative” nr. 1478, datë 2.12.2013, dërguar drejtorëve tё SHISH nё prefektura, ku kërkohet informacion mbi persona tё implikuar nё veprimtari antiligjore, tё emëruar nё pozicione drejtuese nё Policinë e Shtetit.”

Grupi do të përbëhet nga 5-deputetë, anëtarë të këtij Komisioni dhe përkatësisht 3 nga maxhoranca, Pirro Lutaj, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu dhe 2 nga opozita, e cila braktisi mbledhjen, duke mos pranuar ngritjen e këtij grupi dhe duke mos propozuar emra deputetësh për këtë grup kontrolli. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2014, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori