“Të vrarët do t’i mbulojmë lëkurë derri”, vendimi nga Ukraina që mund të “xhindosë” liderin çeçen

Presidenti i Çeçenisë Ramzan Kadirov ka mbështetur Rusinë që nga dita e parë e pushtimit të Ukrainës. Prandaj tensionet mes çeçenëve dhe ukrainasve janë në momentet më kritike.

Por nënkryetari i bashkisë së qytetit me një milion banorë të Ukrainës, Dnipro, Mykhailo Lysenko i ka hedhur më shumë ‘ benzinë zjarrit.’

Duke deklaruar se ata kanë marrë vendimin se çeçenët e vrarë që i përkasin besimit musliman dhe e kanë të ndaluar mishin e derrit, në Dnipro ata do të varrosen me lëkurë derri.

Lysenko shkruan në postimin e tij:

”Ne kemi zyrtarisht një vendim. Të gjithë çeçenët e vrarë në Dnipro do të futen në lëkurë derri dhe do të varrosen ashtu. Falenderojmë fabrikat e mishit të qytetit tonë për mbështetjen dhe do të shohim nëse mund të shkojnë në Parajsë kur të varrosen kështu’.

Sapo në media dhe në rrjetet sociale dolën informacione për pjesëmarrjen e luftëtarëve çeçenë në operacionet ushtarake ruse kundër Ukrainës, muslimanët ukrainas ishin të parët që reaguan për këtë çështje, duke shprehur kundërshtime të mëdha.

Sipas tyre, “të gjithë janë pushtues dhe nuk janë të mirëpritur”.

Disa institucione islame në Ukrainë njoftuan përpara pushtimit rus se nuk kishin të bënin me presidentin çeçen Ramzan Kadyrov, qasjen dhe luftëtarët e tij, pasi ata janë “formalisht ushtarë rusë, që veprojnë nën sfondin çeçeno-islamik dhe se vendimet dhe vendimet e tyre nuk përputhen me parimet dhe moralet islame”.