NGRICAT/ Ja akset rrugore më problematike deri në mesditë
Në të gjithë vendin vijojnë kushtet e rënduara të motit me temperatura poshtë zeros, që kanë shkaktuar probleme dhe aktivitetin e përditshëm të njerëzve. Problemet kryesore janë krijuar në qarkullimin në rrugë dhe në mjaft qytete.

Tiranë- Akset e Qarkut të Tiranës qarkullohen pa zinxhirë.
Segmenti Tiranë – Qafë Priskë, qarkullimi është pa zinxhirë. Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë.
Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin e fundit të këtij aksi Qafë Mollë – Bizë.

Me zinxhirë qarkullohet edhe në segmentin Vilat Qeveritare – Antena Dajt. Tek Mbikalimi i Kasharit– Rinas, situata është normalizuar. Qarkullimi kryhet normalisht. Aksi Tiranë – Tuneli Elbasan, qarkullimi pa zinxhirë. Është hedhur kripë. Superstrada Tiranë – Durrës, qarkullohet normalisht.

Aksi Tiranë – Ndroq - Durrës, aksi i vjetër, qarkullohet me zinxhirë. Në segmentin e Qafë Krrabës, kalohet me zinxhirë. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Durrës- Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Elbasan- Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, 5 tonë kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në segmentin rrugor Elbasan - Tuneli, ka rënë 5 - 10 cm borë. gjatë natës. Është bërë pastrimi dhe kriposja. Qarkullimi bëhet pa zinxhirë.

Në Elbasan - Gjinar, ka rënë 10 - 15 cm borë . Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës.
aksin Librazhd – Steblevë, segmenti Lunik - Steblevë qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.
Në segmentin Gramsh - Molla Grabovë, ka rënë 10 cm borë. Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës.

Në segmentin Elbasan – Pajovë, qarkullohet pa zinxhirë. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Berat- Aksi Berat – Gllave – Antena, rekomandohen zinxhiret. Nuk ka probleme për qarkullimin.Në aksin Berat – Çorovodë, po punohet për hedhjen e kripës nga kontraktori. Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Vlorë-Në aksin Vlore– Palasë qarkullohet pa zinxhirë.
aksin Palasë – Sarandë, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e aksit. Qarkullimi është pa zinxhirë.
Aksi Qafa e Dushkut – Kuç, qarkullohet pa zinxhirë. Mjetet janë duke bërë pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës dhe skorjeve.
Aksi Vlorë – Levan, Autostrada dhe aksi i vjetër, qarkullohen pa zinxhirë.

Aksi Peshkëpi – Poçem qarkullohet pa zinxhirë. Aksi Vlorë – Selenicë qarkullohet pa zinxhirë. Aksi Qafë Dushku – Sevaster i kalueshëm pa zinxhirë. Në të gjitha akset e Qarkut është punuar nga kontraktorët për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Gjirokastër- Në aksin Jorgucat - Muzinë – Sarandë qarkullimi është pa zinxhirë.

Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë. Po vazhdon puna në këto akse për pastrimin dhe hedhjen e kripës.

aksin Valare - Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup kalohet
me zinxhirë. Segmenti Erind - Çajup me zinxhire.
Aksi Ura e Leklit – Këlcyrë - Përmet – Çarshovë – 3 Urat, qarkullohet me zinxhirë. Segmenti Ura e Leklit - Këlcyrë qarkullohet normalisht. Pjesa tjetër e aksit qarkullohet me zinxhirë.

Aksi Përmet – Çarshovë, vazhdon të jetë me probleme nga rreshjet e ditës së djeshme. Aktualisht është hapur rreth 20 km nga Përmeti në drejtim të Çarshovës, mbeten për t’u hapur dhe 10 km rrugë, e cila po hapet sot. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.

Korçë Në këtë qark, qarkullohen me zinxhirë vetëm akset: Ersekë – Leksovik, Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë,

Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica. Fier- Fier – Ballsh – Fratar, ka segmente ku ka prezencë ngricash. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Lezhë Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por me kujdes, në segmentin Reps – Tuneli Thirrë, në të gjitha korsitë. Vazhdon puna pa ndërprerje me borëpastruese dhe fuqi punëtore.

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Kukës-Në aksin Bajram Curri – Valbonë, mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.

aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

aksin Bajram Curri – Kam, mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje me 8 borëpastruese dhe 35 punëtorë.

aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 40 – 50 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 60-70 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.
aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 2 m borë. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë. Dibër- Në aksin Kuben - Vasie, , qarkullimi kryhet me zinxhirë.

aksin Peshkopi - Qafë Drajë, mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur, qarkullimi bëhet me zinxhirë.

aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit - Steblevë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli - Krastë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë. Shkoder Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen ka 30cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Ka prani të erërave të forta.

Aksi Qafë Laç – Koman është i hapur dhe qarkullohet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave, sidomos në Karmë. Po hidhet kripë nga kontraktori. Në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

aksin Qafë Mali – Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta dhe aktualisht po bie borë.
aksin Koplik - Dedaj – Bogë, rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Po vazhdon hedhja e kripës.

aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë - Pukë- F,Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë. Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori