Ngrica nxjerr nga rruga furgonin, 3 të plagosur në Bulqizë-Peshkopi
Foto Ilustruese
Tre persona janë plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident. Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, teksa një furgon që transportonte pasagjerë ka rrëshqitur si pasojë e akullit dhe ngricave në rrugë.

Furgoni ka dalë nga rruga në afërsi të Urës së Topojanit, ndërsa mësohet se tre prej pasagjerëve janë plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori