Ngrica dhe akull, veriu vijon të mbetet i bllokuar
Temperaturat e ulëta kanë vijuar në të gjithë vendin, në Dibër termometri shënon -15 gradë, ndërsa akulli ka mbuluar edhe qytete si Burreli, Peshkopia dhe Bulqiza.

Po ashtu nuk bëhet lëvizja nga fshatrat drejt qytetit për shkak të prezencës së akullit në rrugë.

Në qarkun e Shkodrës, segmentet rrugore Bogë-Qafë Thore, Theth- Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal vazhdojnë të jenë të bllokuar.

Në Pukë, akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë vazhdojnë të jenë të bllokuara.
Në Malësië të Madhe vijojnë të jenë të bllokuara akset rrugore Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë.

Ndërkohë në disa fshatra të Njësisë Administrative Dukagjin dhe në Puka nuk ka energji elektrike./Oranews/
Shtuar më 07/01/2017, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori