Ngordhin qindra kuintalë peshk në rezervuarin në Cërrik, shkaku mbetet mister
Një katastrofë mjedisore ka përfshirë rezervuarin e Xibrakës të njohur si “Gjoli i Mukjes” në Cërrik.

Qindra kuintalë peshq dhe gjallesa të tjera janë gjendur të ngordhur në breg të këtij liqeni.

Vuajtja e peshqve ka qenë aq e madhe, sa disa prej tyre janë përpëlitur duke dalë nga liqeni dhe kanë ngordhur disa metra larg ujit, raporton infoelbasani.al.

Sipas specialistëve, nuk bëhet fjalë për vrasje me dinamit, apo lëndë kimike, por për një lloj asfiksie me natyrë të panjohur.

Dyshohet se peshqit kanë pasur mungesë oksigjeni, për shkak të një lënde të panjohur të çliruar në ujë në formë gazi apo shëndërrimi kimik. Kjo e kushtëzuar nga temperatura mjaft e lartë e tokës, thatësira e tejzgjatur dhe mungesa e reshjeve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët të mjedisit të cilët kanë marrë mostrat dhe i kanë dërguar për ekzaminim në laborator
përcjell BW.

Dëmi ekonomik është mjaft i madh, por mbi të gjitha i pallogaritshëm konsiderohet dëmi mjedisor pasi presupozohet se, veç peshqve, në liqen nuk ekziston më asnjë gjallesë, çfarë nënkupton se aty nuk ekziston më faunë dhe ai është thjesht një gjol i vdekur. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori