Ngjela: Vjedhja e Bankës së Shqipërisë, turp historik
Pëlqej
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, bën përgjegjës guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani për situatën e fusntit në këtë bankë dhe për vjedhjen e 713 milionëve lekë.


“Në atë Bankë ka pasur vetëm një Guvernator dhe një zëvendësguvernator, dhe asgjë tjetër. Ky është kyçi i abuzimit, sepse edhe zëvendësguvernatori i dytë mungon, nuk është emëruar. Atëherë? Gjithçka është e qartë: si pasojë e një ligji banal, i cili, në emër të pavarësisë ka krijuar një Guvernator absolut, patjetër që do të vidhej jo vetëm stoku, por gjithçka që ka vlerë materiale në atë Bankë. Ligji është i papranueshëm, prandaj duhet ndryshuar urgjent; kurse përgjegjësia, në bazë të ligjit, është e qartë: ajo është drejtpërsëdrejti e Guvernatorit. Zotëri, a të ka pëlqyer që të jesh absolut? Atëherë, mbaj edhe përgjegjësinë e absolutizmit tënd. Si ka mundësi që, ligjërisht, supervizioni i një Banke Kombëtare të drejtohet nga Guvernatori i saj? Domethënë, kontrolli dhe ekzekutimi janë të dyja në një dorë. Për një vend demokratik, kjo është papranueshmëri juridike. Shkurt: ligji aktual i ‘ka varur mëlçitë ujkut në qaf뒔, shkruan Ngjela në reagimin e tij në Facebook.
Ai e cilëson si të domosdoshme ndërhyrjen në ligjin për funksionimin e bankës, duke theksuar se Fullani duhet të largohet nga detyra.

Ligji për Bankën e Shqipërisë duhet përmirësuar urgjent në funksion të eliminimit të arbitrarizmit banal që ka krijuar në këtë Bankë. Kjo Bankë ka pasur në veprim vetëm dy persona: që të dy duhet të jenë subjekte të përgjegjësisë ligjore për vjedhjen e 713 milionë lekëve… Dhe Guvernatori vijon të rrijë në detyrë dhe nxjerr në media edhe ‘bishta për ndihmë’, sepse rëndom edhe mundet t’i këtë blerë. Koha nuk pret më; në Shqipëri po shfaqet hapur pirateria e qeverisësve e këtij vendi. Kjo vjedhje e Bankës së Shqipërisë, është turp historik, kush s’e kupton, është idiot dhe duhet të largohet nga drejtimi, kudo që të jetë, kush e kupton dhe e pranon normalisht, është i implikuar në vjedhjen gjigante dhe shumëvjeçare që iu është bërë shqiptarëve”, thekson Ngjela. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori