Ngjela thirrje për protesta: Të shkallmojmë otomanizmin e Berishës
Kryetari i Partisë Ligj për Drejtësi, Spartak Ngjela i ka bërë thirrje drejtuesve të opozitës për të rinisur protestat për të larguar nga qeverisja kryeministrin Berisha. Në një deklaratë për mediat Ngjela kërkoi largimin e kësaj qeveria e cila sipas tij po mban peng integrimin në BE.

“Ne konstatojmë se vijon otomanizmi hoxhjan nëpërmjet një bande otomane që ka kohë që livadhis nëpër Shqipëri. Si pasojë e kësaj nuk u dënua kurrë asnjë kryetar dege, asnjë punonjës i sigurimit të shtetit në makabritetet që kanë bërë gjatë 30 vjetëve të otomanizmit hoxhjan në Shqipëri. Në këtë situatë i bëj thirrje opozitës të fillojë protestat për të shkallmuar përfundimisht otomanizmin në Shqipëri. Arsyeja kryesore që nuk hyjmë dot në procedurat e BE-së është otomanizmi i kryeministrit Sali”, u shpreh Ngjela. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2012, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori