Joan Laporta: Na duhen edhe 600 milionë euro për të dalur nga kriza

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka treguar se klubi është në borxhe në vlerë 600 milionë euro.

Katalunasit janë në gjendje të rëndë ekonomike, derisa tashmë është duke u mbajtur mbledhja me aksionarët që ka vetëm një synim – këndelljen e klubit.

I pyetur për borxhet, Laporta konfirmoi se Barcelona ka nevojë edhe për 600 milionë euro që të del nga kriza.

“Në situatën momentale, Barcelona ka nevojë për 600 milionë euro.

Ne mundemi t’i fitojmë me dy operacione këto para nga BLM dhe të drejtat televizive.

Jemi drejtuesit e klubit dhe përgjegjës që ta rregullojmë situatën”, tha ai.

Sipas El Konfidenciale Joan Laporta është në bisedime të avancuara me Bankën e Amerikës për shitjen e të drejtave televizive për 600 milionë euro.


Shtuar 16.06.2022 21:54