Ngjela sfidon Francën për negociatat: I vogli Macron nuk i bën dot gjë Shqipërisë
Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se Franca nuk i bën më dot gjë Shqipërisë.

Ngjela shkruan se Shqipëria sot është aleatja më e madhe në Ballkan e Shteteve Bashkuara dhe Gjermanisë.

Statusi i plotë i Spartak Ngjelës:

Asnjë gjë nuk i bën më dot Franca Shqipërisë. Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 Serbisë dhe Greqisë mbi 80 mijë kilometra katrorë territor shqiptar. Asgjë nuk i bën dot më sot Shqipërisë. Shqipëria sot është aleatja më e madhe në Ballkan e Shteteve Bashkuara dhe Gjermanisë.

Rruga e Shqipërisë sot është likuidimi i korrupsionit antikombëtar të lidershipëve politikë të të dy krahëve të politikës.Të tjerat janë pas dhe vijnë mbrapa.

Rusia dhe Franca janë në dekadencë nga borxhet. Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë. Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor do bashkim me skemë të plotë, dhe të dy shtetet shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, duhet të bashkohen sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndihmën e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Xhelozia e politikës francezë është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane. Ky është sekreti që fsheh i vogli Makron. Le të pëlcasë nga marazi!

Shqipëria tani ka filluar reformimin real të historisë së saj në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e vërteta. Asgjë nuk i bën dot nesër politika franceze të ardhmes historike të Shqipërisë natyrore në Ballkanin Perëndimor… dhe aleancës së fuqishme shqiptaro-amerikane. Le të veprojë si të dojë i vogli Makron…
Shtuar më 17/10/2019, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori