Ngjela: Rama si Enver Hoxha
Spartak Ngjela ka kritikuar kryeministrin Rama, duke thënë se ai ka sjellje të ngjashme me diktatorin Hoxha.

Sipas Ngjelës, Rama nuk merr dot statusin dhe gjen arsyet tek të tjerët tek mosmarrja e statusit dhe jo tek vetja dhe qeveria që ai drejton.

"Sot po dëgjojmë nga Rama, se nuk është faji ynë pse s’na pranojnë në Europën e Bashkuar, por është faji i tyre që janë skeptikë. E njejta gjë si me politikën e Hoxhës. Jo, ore, jo! Politika e Europës së Bashkuar, për të të pranuar, të ka vënë kushte të qarta botërisht: Duhet të bëhen reforma në drejtësi për të krijuar pushtetin gjyqësor të pavarur që të japë drejtësi shoqërore në Shqipëri. Duhet të bësh reformën institucionale demokratike…Duhet të ndëshkohen të pandëshkueshmit dhe korrupsionin me një pushtet gjyqësor që jep drejtësi…Duhet të godasësh krimin e organizuar që të vjen deri lart në lidërshipin drejtues në Shqipëri”…dhe pastaj të hysh në Europë. Po ta shohesh me vëmendje, këto kushte politike i janë vënë kryeminitrit shqiptar, jo për të rrëzuar atë ose mospranuar atë, por për të ndihmuar shqiptarët. Kjo është deviza: Bashkimi Europian, me plitikën e shteteve të mëdha të tij, po i jep shqiptarëve ndimën më të madhe kur vendos kushte demokratike për shqiptarët, per liritë dhe të drejtat e tyre, për drejtrësinë shoqërore në Shqipëri dhe për ndëshkueshmërinë e krimit”, ka shkruar Ngjela.

Sipas tij, nëse Rama nuk plotëson kushtet që duhen për marrjen e statusit, më mirë të largohet. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2014, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori