Ngjela: Qeveria të kërkojë audit ndërkombëtar për vjedhjen në BSH
Pëlqej
Vjedhja 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë është cilësuar nga Spartak Ngjela si maja e ajsbergut në abuzimet që qeveritë kanë bërë me këtë bankë.

“Unë them se është maja e ajsbergut, sepse janë tre kryeministra, e sidomos i treti, Sali Berisha,që duhet të ketë qenë palë me abuzimin e BSH-së. Këtu kryeministrat kanë vjedhur si në pronën e tyre doganat dhe tatimet. Drejtorët e doganave paguanin “haraçin” ditë për ditë, apo javë për javë, me çanta me lekë tek kryeministrat. Saliut iu duk një pakogjë kjo dhe shkoi shumë më tej me abuzimin: ai përvetësoi prona shtetërore dhe private, mijëra hektarë, me rrethin e tij familjar, të gjitha të dokumentuara, shiti koncensione dhe territor kombëtar, e natyrisht të gjitha këto, ka qenë e pamundur të bëheshin edhe pa mbështetjen e Bankës Kombëtare:Guvernatorit dhe ministrit të Financave”, shprehet Ngjela.

Në një intervistë për Panoramën, Ngjela e cilëson qëndrimin e Këshillit Mbikëqyrës një turp mesjetar, me përjashtim të Ermelinda Meksit, e cila ishte ajo që kërkoi mbledhjet e këtij këshilli. Ai i kërkon qeverisë ta monitorojë këtë vjedhje dhe të kërkojë audit ndërkombëtar nga institucionet ku Shqipëria bën pjesë, madje edhe nga FBI-ja amerikane. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori