Ngjela: Presim përgjigje deri të premten, më pas protesta
Pëlqej
Opozita ultimatum mazhorancës se nëse nuk do të jepet një përgjigje për ofertën e saj deri në 26 nëntor atëherë do të nisin protestat në të gjithë vendin. Në një prononcim për mediat përfaqësuesi i “Opozitës së bashkuar” Spartak Ngjela ka theksuar se nëse nuk do të jepet një përgjigje për ofertën e opozitës për hetimin e materialeve zgjedhore deri në 26 nëntor atëherë i gjithë vendi do të përfshihet nga protestat e opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Sipas Ngjelës protesta e parë do të nisë nga qyteti i Elbasanit dhe më pas do të përshkallëzohet në të gjithë vendin.

“Mazhoranca po hesht në lidhje me kërkesën e opozitës për hetimin e materialeve zgjedhore dhe ne mendojmë që vetëm protestat e zgjidhin situatën” theksoi Ngjela duke shtuar se heshtja e mazhorancës tregon se kryeministri Berisha nuk e do kompromisin për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Shtuar më 22/11/2010, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori