Ngjela përplaset me historianin për Skënderbeun: Po të ishte lakuriq, do të të pëlqente?
Spartak Ngjela i ftuar në emisionin OPEN ka debatuar ashpër me historianin Marenglen Kasmi, lidhur me statujën e Skënderbeut të vendosur në Prizren me rastin e festës së Pavarësisë.

Ngjela ka shfaqur një simpati ndaj skulpturës të cilën e quan një skulpturë moderne me shumë vlera në të ardhmen.

Spartak Ngjela: Nuk e pranoj shkollën tuaj. Nuk më plas për mendimin tuaj. Ajo skulpturë do të ketë shumë vlerë në të ardhmen. Këtu jeni në skulpturë modern. Po e hoqe nga sheshi i shtohet vlera.

Eni Vasili lexon deklaratën e autorit

Spartak Ngjela: Nuk duhet të shpjegohet se ka pasur frymëzim.

Eni Vasili: Ai akuzohet se ka bërë një Skënderbe pro turk.

Spartak Ngjela: Nuk ka fare Turqia pjesë. Ai i ka bërë prazomore perëndimore. Ore merrni ekspertët.

Eni Vasili: I kemi por ti nuk i pranon.

Marenglen Kasmi: Po flisni për heroin kombëtar të Shqiptarëve dhe duhet të shprehë disa veçori, nëse do të kishte qënë lakuriq do të të kishte pëlqyer?

Spartak Ngjela: Natyrisht, po flasim për vlera artistike.
Shtuar më 30/11/2020, ora 22:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori