Ngjela: Nuk ishte Basha, kush i nxorri përgjimet e "Bild"
Avokati Spartak Ngjela deklaroi në studion e Neës 24 se ndërkombëtarët do të bëjnë shumë shpejt ReformënDrejtësi, duke shtuar se do të goditen të gjithë politikanët që nuk pranojnë këtë reformë.

“Shpresa e vetme është ReformaDrejtësi. I kam thënë Ramës më 2015, po nuk bëre ReformënDrejtësi, do rrëzohesh. Të tjerët nuk e pranuan, ky po, ka ecur me vonë, por e pranoi. Tani nuk ndalon më ReformaDrejtësi. Zgjedhjet nuk certifikohen nga ne, nga perëndimorët”, tha Ngjela.

Sa i takon përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, avokat Ngjela theksoi se këto përgjime janë publikuar nga Shërbimet Perëndimore.

“Përgjimet i kanë nxjerrë Shërbimet Perëndimore. Përgjegjësinë nëse do kalojë Rama në absolutizëm apo jo e ka Perëndimi tani. Nëse nuk do qeverisë brenda tempit perëndimor, do ketë punë me ta. Po doli kundër reformës, ata do ta godasin”, u shpreh avokati.


Shtuar më 30/06/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori