Ligji për lundrimin, Tabaku: Qindra të rinj po ikin me gomone, shqiptarët nuk janë budallenj

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë për projektligjin për “Ndihmat detare dhe lundrimin”.

Deputetja Jorida Tabaku i ka kujuar kolegëve të saj të maxhorancës të rinjtë që lundrojnë me gomone nga brigjet franceze drejt Anglisë.

Tabaku shtoi se Kuvendi duhet të diskutojë këto fenomene që po çojnë në zhdukjen e shqiptarëve.

“Të gjithë do ta votonin ligjin për ndihmat detare dhe lundrimin. Nuk besoj se dikush do të ishte kundër. Por qeveria nuk ka një ligj për shqiptarët që lundrojnë me gomone për të ikur në Britani.

Ngaqë ky parlament bën sikur nuk shesh sesi qindra të rinj hedhim çantën mbi shpinë dhe ikin drejt Britanisë. Ishin deri në 700 të rinj në ditë që u larguan verën e kaluar.

Ky parlament nuk e ka një ditë të diskutojë pse ndodh ky fenomen. Pse po ikin shqiptarë ku nuk ka as luftë civile dhe as konflikt të armatosur? A po ikin se Gjermania është e plakur? Apo po ikin sepse në këtë vend shohin korrupsioni? Janë shqiptarë që shohin sesi këto konkurrenca dhe tregu i lirë nuk funksionon. Janë qytetarë që shteti ligji nuk e zbaton për të ftohtin, por për të dobëtin. Ikin sepse qeveria nuk ofron dhe nuk jep shpresë. E kemi kthyer shpresën në një rreng që na kthen pas në kohë, të njëjtën emra, të njëjtët njerëz. Shqiptarët nuk janë budallenj”, deklaroi Tabaku.

Ndër të tjera, deputetja shtoi se reforma në drejtësi nuk dha rezultate dhe se ligji po godet të dobëtin./albeu.com/