Ngjela: Fullani të pendohet dhe të bashkëpunojë
Pëlqej
Kreu i partisë Ligj e Drejtësi Spartak Ngjela i bën thirrje Parlamentit të zgjedhë menjëherë guvernatorin e ri, në mënyrë që arrestimi i Fullanit të mos ndikojë në stabilitetin financiar të vendit.

“ Po ta shikosh në funksion të ligjit është normale. Po ta shikosh në funksion të stabilitet financiar të vendit dhe sidomos të monedhës, guvernatori kur të shkarkohet nesër në parlament duhet të emërohet tjetri urgjent. Fakti që janë arrestuar të dy sot, edhe guvernatori edhe inspektori, duhet të keni parasysh një gjë;nuk ka shpërdorim , por ka bashkëpunim“, është shprehur Ngjela në “News24”.

Sipas tij Fullani duhet të pendohet dhe të tregojë të implikuarit, pasi shuma është e madhe. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2014, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori