Ngjela: Berisha i shiti Putinit sekretet e NATO-s
Avokat Spartak Ngjela, njihet si politikan i gjuhës së ashpër dhe nuk ka zhgënjyer as në daljen publike të radhës. Në një pronocim në media, Ngjela lëshon akuza të renda ndaj ish-kryeministrit Berisha, duke e përfshirë ate në një aferë spiunimi në shërbim të rusëve. informacionet e dhëna tek ruset sipas Ngjelës kanë të bëjnë me bisedimet e bëra në NATO.

“Unë e kam arsyen time, por nuk mund të jetë përfundimtare që ta them në media. Por di që është i shqetësuar shumë, për arsyet e korrupsionit në qeveri, në qeverisjen gjatë 8 viteve nuk e di ku ka shkelur. Një gjë që di është se i dha Putinit bisedimet e bëra në NATO”, - shprehet Ngjela.

Më tej ai deklaron se bëhet fjalë për një çështje shumë serioze të politikës ndërkombëtare. Ngjela thotë se informacioni është kofidencial dhe nuk ka ardhur momenti për të thënë më shumë lidhur me informacionet që i ka dhënë Berisha Presidentit rus, Vladimir Putin. “Është çështje serioze, është burim kofidencial i politikës botërore. Është një çështje shumë serioze të politikës ndërkombëtare”, - vijon ai.

Pas skandalit, NATO vendosi të përjashtonte nga mbledhjet e rëndësishme përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes në NATO kishte ka thjesht, një rol formal, pasi ai nuk ftohej në mbledhjet e rëndësishme, për shkak të mungesës së besimit.

Autoriteteve tona u është hequr edhe e drejta për të hyrë në rrjet dhe për të parë informacionet e NATO-s apo lëvizjet e saj operacionale. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori