Ngjela: Berisha do ta djegë Bashën si kryetar të PD
Spartak Ngjela, në një intervistë për gazetën "SOT" është shprehur se Berisha do ta djegë Bashën si kryetar të PD, ndaj dhe kërkon rikandidimin e tij në Tiranë.

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Berisha do rikandidojë Bashën për Bashkinë e Tiranës, për ta dobësuar dhe rrëzuar. “Berisha kërkon ta vendosë Bashën kandidat në Bashkinë e Tiranës për ta djegur si kryetar të PD.

Ta rrëzojë me humbjen. Berisha është në hall të madh”, u shpreh Ngjela. Avokati Ngjela ka thene se Basha është i eklipsuar nga Berisha në Partinë Demokratike, duke lënë të kuptohet se ai nuk ka asnjë funksion vendimmarrës në SHQUP, pasi gjithçka “luan” në dorë të ish-kryeministrit. /albeu.com/


Shtuar më 29/01/2015, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori