Ngjela: Berisha dhe Meta do të përfundojnë në akuzën e krimit
Avokati Spartak Ngjela ka shkruar një status ku shprehet se me reformën në Drejtësi Sali Berisha dhe Ilir Meta do të përfundojnë përpara akuzës për krime.

Sipas Ngjelës, Berisha po përpiqet ta kthejë Metë nga vetja dhe të mos votohet reforma në Drejtësi pasi do të kishte akuzë kundër të dyve.

Statusi i Ngjelës

Nga një vend ku hajdutët drejtojnë shtetin, ose duhet ikur, ose duhen burgosur hajdutët.

Kjo shihet të jetë gjendja e Shqipërisë në më shumë se njëzetë vjet. Prandaj kanë ikur shqiptarët dhe po kërkojnë të ikin. Jo pushtuesi më shume se sunduesi i lig, i brendshëm shpërbën një popull. Dhe sot, mbas rritjes së presionit amerikan, po shohim sesi Berisha me taborrin e tij po cytet të ngrejë Metën. Me dekoratë nga lapangjozi i tij që ka emëruar President... në përkujtimoren e gjoja 25 vjetorit të Parlamentit Pluralist...( po 20 vjetori ku është? hahaha)... dhe me lloj - lloj panagjirikësh për Metën, një hajdut i njohur ndërkombëtarisht...Dhe të gjitha këto, se janë të trembur nga FBI.

Sidomos Saliu, që, në jerm siç është, e ka shpresën te Meta. Pse, panagjiriku Berisha për Metën do ta ktheje rrugën e fatit të ri shqiptar: përkrahjen e madhe amerikane?

NUK kanë pse shpresojnë: ose do të ndëshkohen krimet e tyre, ose do të shpërbëhet Shqipëria. Por ta dinë mirë që të dy: kurrë nuk do të shpërbëhet Shqipëria në funksion të shpëtimit që Meta dhe Berisha duan t'i bëjnë parave të vjedhura.

Shpejt do përfundojnë nën akuzën e krimit. Janë shkaktarët e tragjedisë së dytë të shqiptarëve. I kanë lënë shqiptarët pa atdhe, të shpërndarë pa shpresë nëpër Perëndim...dhe në vuajtje dhe pashpresë në Shqipërinë e sotme.

Forca e shqiptarëve do të vijë. Koha është në favor te vendosjes reale të dinjitetit të nëpërkëmbur shqiptar...Keni për ta parë! /Albeu.com/
Shtuar më 20/04/2016, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori