Ngjashmëri e pabesueshme, kush është aktori që do të luajë Kadarenë (FOTO LAJM)

Së shpejti do të kemi një film për shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare.

Një film me metrazh të shkurtër do të përjetësojë jetën e Kadaresë falë shkrimtarit Ibër Diari.

Regjisori Ben Apolloni është duke punuar në realizimin e këtij filmi artistik të metrazhit të shkurtër, që do të fokusohet në vitet e rinisë së shkrimtarit të madh , për të na sjellë një Kadare djaloshar, i panjohur për publikun.

Apolloni ka thënë për KultPlus se skenarin për këtë film tashmë e ka të përfunduar, sikurse që ka përzgjedhur edhe aktorin, që në këtë film do të shndërrohet në një Kadare.

Aktori që do të luaj personazhin e Kadaresë, Ibër Deari, ka një ngjashmëri mjaft të madhe me shkrimtarin. Sipas regjisorit Apolloni ka qenë pikërisht ngjashmëria e Dearit me Kadarenë që i dhanë idenë për filmin.

"Faktikisht, figura e aktorit më ka dhënë idenë për të bërë këtë film. Ai i ngjanë shumë dhe më pas e kam zhvilluar edhe skenarin", ka thënë Apolloni. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2018, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori