Shkruan amanetin dhe hidhet nga pallati, dalin pamjet e rënda nga Vlora (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Vlorë, ku një 30 vjeçar ende i paidentifikuar dyshohet të jetë hedhur nga kati i 9 i pallatit ku banonte.

Si pasojë e rënies nga lartësia, i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Të dhënat e deritanishme janë paraprake dhe mësohet se i riu kishte një sërë konfliktesh me bashkëshorten e cila e kishte denoncuar së fundmi për ushtrim të dhunës. Mësohet po ashtu se i riu para aktit ekstrem ka lënë dhe një letër ku i kërkon falje gruas dhe i lë amanet fëmijët.
Shtuar më 25/04/2019, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori