Ngjarje tragjike në familjen shqiptare, foshnja 2 muajshe vdes para prindërve
Një aksident i rëndë rrugor mes tre makinash ka shkaktuar vdekjen e një foshnje 2 muajshe.

Ngjarja tragjike ndodhi më 16 shkurt, rreth orës 4 pasdite në Cisanello të Italisë.

Foshnja që ndodhej në vendin e posacëm për bebe, në sediljen pranë pasagjerit, u dërgua me urgjencë në spital, ku humbi jetën disa orë më vonë.

Fëmija mbërriti me plagë të rënda në kraharor dhe kokë dhe iu nënshtrua operacionit nga mjekët, por zemra e tij ndaloi së rrahuri rreth orës 22:30 të së dielës.

Dyshohet se shpërthimi i kutisë së ajrit që i ka përplasur kokën ka ndikuar në jetën e foshnjes që po udhëtonte me familjen.

Në vendet e pasme ndodheshin vëllai i madh dhe nëna e familjes me origjinë shqiptare që jeton prej vitesh në provincën e Pizës.

Disa orë pas vdekjes së fëmijës, kanë nisur hetimet për prindërit që akuzohen për vrasje.






Shtuar më 19/02/2020, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori