Ngjarje të manipuluara? Besa Shahini merr vendimin e rëndësishëm pas incidenteve në Fier
Pas incidenteve të ndodhura ditëve të fundit në shkollën “Janaq Kilica” në Fier,Ministria e Arsimit ka marrë vendim të ndërhyjë në godinën e shkollës">shkollës për t'a rikostruktuar atë.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

“Sapo u dakordësuam me Kryetarin e Bashkisë Fier për të ndërhyrë edhe në godinën e vjetër të shkollës">shkollës së mesme “Janaq Kilica”, që ta sjellim në gjendjen e godinës së re, pra në gjendjen të cilën meriton shkolla qendrore e Fierit.

Nuk do të lejojmë që ngjarje të manipuluara politikisht për të shkaktuar kaos të dëmtojnë punën e mirë që bëhet në atë shkollë prej shumë e shumë vitesh”.

Më tej bën me dije se janë shtuar oficerët e sigurisë dhe prezencën e psikologut në shkollë, në mënyrë që të mbështesim drejtoren e cila po bën një punë të mirë në organizimin e shkollës">shkollës.

Shahini shton se ankesat për ndërhyrje politike në shkollë po hulumtohen me kujdes dhe do të merren masa në mënyrë që sipas saj “tensionet politike të stisura nga opozita jashtë-parlamentare mos të ndikojnë punën e rëndësishme shkollore”. /albeu.com/

Shtuar më 05/03/2020, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori