Ngjarje horror në Rinas, 23-vjeçari hidhet nga terminali dhe ndërron jetë (FOTO LAJM)

Një emigrant shqiptar ka kryer një akt vetëvrasje ditën e sotme në Aeroportin e Rinasit, pasi ka hipur në një lartësi të konsiderueshme dhe është hedhur që andej.

Veprimi i tij ka ngjallur edhe panik mes udhëtarëve.
Burime nga “Panorama” bëjnë me dije se shqiptari është 23¬vjeçar dhe banonte në Mynih të Gjermanisë.

Ai sapo kishte mbërritur nga Gjermania me avion dhe ka kryer aktin e vetëvrasjes. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur është dërguar në Spital i pajetë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./Albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori