U arrestua për korrupsion, sa vite burg kërkon SPAK për ish-prokurorin e Sarandës

SPAK ka kërkuar dënimin me 3.6 vjet burg për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa. Hasa u arrestua  qershorin e vitit të kaluar, pasi akuzohet  për korrupsion dhe mos deklarim të të ardhurave. Ai dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, e cila është punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.

Pretenca e SPAK për Hasën dhe të akuzuarit e tjerë:

Sali Hasa,  3 vite e 6 muaj burg

Emiljano Mirani, 2 vite e 6 muaj burg

Elsona Papa, 1 vit burg

Napolon Hodaj, 2 vite burg

Julian Zera, 1 vit e 3 muaj burg

Markelian Alinani, 3 vite e 6 muaj burg

Qerim Ruçi, 2 vite e 6 muaj burg

Bledar Hajredini, 2 vite burg