Një ngjarje e rëndë ka
ndodhur në Tiranë.
Një 64 vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri të rënë në vendin e
punës ku viktima punonte si roje.
Ngjarja ka
ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Njoftimi:
Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehohej aty.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 18:28