Çfarë thonë dëshmitarët për ngjarjen që tronditi "Myslym Shyrin"
Një ngjarje e rëndë tronditi sot zonën e "Myslym Shyrit", ku një person u qëllua në kokë me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të ditës së sotme. Sipas një njftimi të bërë zyrtar nga policia, bëhej fjalë për një 30 vjeçar. Ai mendohet të ishte dhe punëtor i një pallati në rikonstruksion në ambientet e të cilit ka ndodhur edhe ngjarja.

Sipas dëshmitarëve, në këtë pallat prej rreth një jave nuk po punohet. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë parë dy punëtorë të cilët po vendosnin një material ndërtimor brenda kantierit, ndërsa nuk janë dëgjuar krisma. Kjo shton aludimet se për plagosjen e rëndë të të riut mund të jetë përdorur edhe ndonjë armë e sofistuikuar për të mos shkaktuar zhurmë.

Ndërsa i plagosur është gjetur i vetëm pranë kantierit të ndërtimit ç’ka shton dyshimet se mund të ketë pasur ndonjë konflikt me personin tjetër që është parë me të.

Për këtë arsye ka nisur puna edhe për identifikimin dhe marrjen në pyetje të personit në fjalë.

Shtuar më 22/08/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori