Ngjarja në Vlorë merr përmasa tragjike, nënë e bir mund të jenë vrarë para zjarrit
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku nënë e bir u gjetën të shkrumbuar nga zjarri që kishte përfshirë banesën e tyre.

Por vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë, policia ka zbardhur detaje tragjike.

Mësohet se në trupat e nënës dhe të birit të karbonizuar, janë zbuluar edhe shenja dhune. Për këtë shkak në polici janë shoqëruar kunata dhe vajzat e saj.

Djalit i janë gjetur shenja në kokë e ndërsa nënës së tij në qafë.

"I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare," kanë deklaruar dëshmitarët për mediat.

Njoftimi i policisë

Vlorë Informacion paraprak Më datë 21.01.2018, rreth orës 04:20, në lagjen ”1 Maji”, në një banesë ka rënë zjarr e për pasojë janë djegur dhe kanë ndëruar jetë dy shtetas.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkakëtuar aksidentalisht , ku për pasojë janë djegur e kanë ndëruar jetë nënë e bir, shtetasit S.H., rreth 73 vjeçe dhe N.H., rreth 43 vjeç.

Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 21/01/2018, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori