Nisi në Facebook, si i shpëtoi atentatit nipi i ish-ministrit të PS-së
Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarje që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Tepelenës.

Policia bën të ditur se objektiv i atentati ka qenë Orjol Memushi. Mësohet se Memushi është person me precedent të mëparshëm.

Ndërsa nga ana tjetër Oltjon Memushi është djali i ish-kryetarit të komunës Qendër në Tepelenë nga fshati Luzat dhe nip i Luan Memushit ish -ministrit të Arsimit.

NJOFTIMI I POLICISE

Tepelenë.

Informacion paraprak.

Njoftohemi se në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se:

Në afërsi të Pallatit të Kulturës, ka pasur një konflikt të castit midis shtetasit D.R dhe O.M.

Pas debatit me fjalë i cili kishte nisur me heret ne Facebook, shtetasi O.M ka hipur në automjetin e tij tip “Volksëagen” për tu larguar.

Shtetasi D.R ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit, ku është dëmtuar vetëm xhami i automjetit.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vijon puna për kapjen e shtetasit D.R. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori