Ngjarja në spitalin e Fierit, Babai shkoi për të vizituar të birin e plagosur por u qëllua me armë zjarri
Detaje të reja janë zbuluar nga konflikti mes disa të rinjëve në Fier, që përfundoi me të shtëna me armë zjarri brenda Spitalit Rajonal të Fierit.

Burime për Faxweb bëjnë të ditur se është plagosur me sende të forta Gentian Zhapa, 33-vjeç mga Levani, i cili është goditur me levë në kokë gjatë konfliktit. Ndërkohë në spital është qëlluar me armë, ku dhe ka mbetur i plagosur, babai i Gentian Zhapës.

Raportohet se nga personat e plagosur dy persona janë plagosur me armë dhe dy janë plagosur me leva.

Kujtojmë se konflikti ka nisur më herët mes dy grupe të rinjsh, në Levan të Fierit, të cilët janë goditur midis tyre me sende të forta.

Personat e plagosur kanë shkuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjeksore nga dëmtimet, por me pas një i ri nga grupi rival, ka shkuar i armatosur dhe ka hapur zjarr në ambientet e Urgjencës së Spitalit.

Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe raportohet se ka arrestuar katër persona në lidhje me ngjarjen.

Ende nuk bëhen të ditura më tepër detaje mbi identitetin e të rinjëve apo shkakun e konfliktit.

Pas ngjarjes së rëndë, policia dhe FNSH kanë mbërritur në spital. Në ambientet spitalore ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Fierit Andon Marko.
Shtuar më 31/08/2019, ora 22:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori