E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Ngjarja në Kavajë mund të kishte shkuar më keq, kush ishte tjetër në banesë
Para se Dritan Hoxhollari të hynte me dhunë në banesën e M.Qatjës, aty ka qenë i pranishëm polici Bledar Toci, sëbashku me Xh.Biturkun 27 vjeç, fqinj i 30 vjeçares">vjeçares si edhe E.Çela, shok i të resë.

Abcnews mëson se në banesën e 30 vjeçares">vjeçares ndodheshin edhe tre fëmijët e saj të mitur, të cilët për fat të mirë i kanë shpëtuar plumbave të shkrepur, të cilët kanë qënë 17 të tillë.

Fëmijet janë të moshës 14, 9 dhe më i vogli 2 vjeç, të cilët kanë shpëtuar pa asnjë gërvishtje për fat të mirë.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë, 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, copa të ndryshme metalike dhe predhash, një armë zjarri e tipit Glock dhe një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm. /abcnews.al
Shtuar më 10/10/2019, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori