Ngjarja në Kamëz, policia vendos në dispozicion 500 000 lekë
Pëlqej
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen në mbrëmjen e sotme në qytetin e Kamzës.

Në një njoftim për shtyp policia deklaron se janë shoqëruar 13 persona dhe janë vënë në Policia e Tiranes vë në dispozicion 500.000 lekë të reja për cilindo që jep informacion të vlefshëm, lidhur me ngjarjen e sotme në Kamzë ku 52-vjeçari Agim Buci mbeti i vdekur dhe bashkëshortja e ttj u plagos.

Njoftimi i policisë

Nje grup i posaçem hetimor nga Drejtoria e Policise Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojne per zbardhjen e ngjarjes.

Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen.

Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranes ve ne dispozicion 500.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem.

Per cdo informacion qe do sherbeje per identifikimin e autoreve te kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori