VAR i jep një “dorë” Barcelonës, Katalanasit ruajnë diferencën nga Reali

Barcelona fiton me shumë fat (0-1) në “San Mames” ndaj Bilbaos, ku në dy raste sistemi VAR mori vendime në favor të saj. Por edhe Ter Stegen shfaqi cilësi të jashtëzakonshme, duke shmangur disa gola të sigurt.

Më këtë sukses, skuadra e Xavit ruan diferencën prej tri pikësh ndaj Realit.

Barcelona shfaqet cinike në pjesën e parë të sfidës në “San Mames”, ndaj Athletic Bilbaos.

Edhe pse vendësit e vunë në vështirësi serioze skuadrën e Xavit, madje duke goditur edhe traversën, në minutën e parë shtesë të fraksionit hapës, braziliani Raphinha ndëshkoi baskët me një gol që fillimisht u anulua nga anësori, por që më pas u konfirmua nga sistemi VAR.

Barcelona e menaxhoi mirë lojën, falë edhe cilësive të padiskutueshme të Ter Stegen, për minuta të tëra, por në të 87-tën Inaki Ëilliams finalizon me gol një kundërsulm të shpejtë.

Për fatin e mirë të “blaugranave”, sistemi VAR e kthen për goditje të lirë për Barcelonën në mesfushë.


Shtuar 12.03.2023 23:28