“Është i varur nga bixhozi”, Bledi Mane: Më kanë kërcënuar me jetë pas deklaratave për Luizin

Gazetari Bledi Mane ka shprehur së fundmi se është kërcënuar një rrjet pas deklaratave të tij për Luizin, specifikisht për ‘varësinë e tij nga bixhozi’.

Gjatë një interviste të dhënë mëngjesin e sotëm, Bledi rrëfeu se si ka ndryshuar reagimi i publikut ndaj tij, para dhe pas hyrjes në “Big Brother Vip.”

Të njëjtët persona që e sulmuan në rrjet, tani i dërgojnë zemra, pasi panë rrjedhën e lojës së tij në BBv.

“Mesazhet ishin pafund. Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. Të luash bixhoz nuk është turp, sepse është diçka e ligjshme. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në BBV më kanë kërcënuar, më kanë kërcënuar me jetë. E nisa pak i trembur lojën, por ku kam dalë jashtë pashë që këta njerëz që do më vrisnin më dërgonin zemra”- tha ai.

Jo rrallë herë është vënë re një ashpërsi komentesh në rrjet edhe midis njerëzve të zakonshëm, të cilët dalin ose jo në mbrojtje të Luizit. Kujtojmë se është thjesht një Reality Show dhe çdo gjë është në kuadër të lojës.