Ngjarja e rëndë në Itali, denoncohet babai shqiptar që ngacmonte vajzën e tij
Një ngjarje shumë e rëndë ka dalë në pah në një familje në Itali.

Sipas mediave fqinje, një baba shqiptar është denoncuar nga gruaja e tij për dhunë, kanosje dhe ngacmim seksual edhe ndaj vajzës së tyre të mitur.

Bashkëshorti i gruas është një 57-vjecar, shqiptar, aktualisht i papune dhe sipas hetimeve ai “kryente sjellje të përsëritura ngacmuese, të dhunshme dhe agresive ndaj gruas së tij, fyerje, kërcënime, ngacmime, sulme verbale, duke i shkaktuar asaj vuajtje fizike dhe morale”.

Këto sjellje të dhunshme kanë qenë më të shpeshta kohët e fundit, në veçanti pas kërkesës për ndarje nga ana e gruas.

Gjatë rindërtimit të fakteve doli ne pah edhe nje fakt skandaloz. Gruaja denoncoi edhe episodet e ngacmimit seksual të kryera nga burri i saj kundër vajzës në moshe te mitur. /albeu.com/

Shtuar më 24/01/2020, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori