NGJARJA/ 53-vjeçari iu afrua tek makina dhe e qëlloi me dy plumba në kokë
Ditën e djeshme në Tiranë u vra barbarisht gjyqtarja me e re e Gjykatës së Shkodrës.

39-vjeçarja">39-vjeçarja Fildes Hafizi, u ekzekutua dje nga ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi, brenda makinës së saj.

Pas ekspertizës së policisë është zbardhur se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Fildes Hafizi, nënë e dy fëmijëve, një djali 16 vjeç dhe një vajze 14-vjeçare, kishte bërë pazarin dhe po kthehej në shtëpinë ku jeton me qira prej dy vitesh, në zonën e “Xhamllikut”.

Ajo sapo kishte parkuar makinën, një “Mercedes-Benz” ku kishte dy qese me ushqime dhe do të zbriste për të shkuar në shtëpi.

Por kur ende nuk e kishte fikur makinën, ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi, që banon thuajse në të njëjtën zonë, i është afruar te xhami i pasagjerit, shkruan Panorama.

I ka bërë me shenjë që të ulte xhamin dhe brenda pak sekondash e ka qëlluar dy herë në kokë me pistoletë.

Në momentin që ka parë armën, 39-vjeçarja">39-vjeçarja ka kërkuar ndihmë, por nuk ka pasur kohë askush që ta ndihmonte, pasi thirrjen e dytë për ndihmë ish-bashkëshorti ia ka prerë në mes duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë të shumtë dëshmitarët që e kanë parë ngjarjen e kanë dëgjuar krismat. Madje, disa prej tyre kanë identifikuar edhe autorin, si një banor i hershëm i asaj zone.

Megjithatë, këto nuk kishin aspak rëndësi. Autori u paraqit vetë në Polici duke deklaruar se kishte vrarë nënën e fëmijëve të tij. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2017, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori