“Kanë ardhur emigrantët”, Artan Hoxha tregon pse janë shtuar ndjeshëm atentatet

Gazetari Artan Hoxha ka folur përsa i përket atentateve të shumta që kanë përfshirë ditët e fundit vendin, ndërsa tha në ABC se duhet bashkëpunimi i shumë agjencive, ndërkohë që vrasjet e ndodhura janë ende pa autor.

Ka një lloj mënyre të efektshme të fshehjes së gjurmëve dhe pason me faktin që nuk gjendje autorët. Mbete të presim viktimën e radhës.

Nuk janë krime që mund të zgjidhen vetëm nga policia. Duhet të jenë shumë agjenci bashkë në mënyrë që ta parandalojmë. Ne jemi akoma në fazën që nuk kapen autorët. Dhe për më tepër kemi të bëjmë me ngjarje që e kanë burimin e konfliktit jashtë territorit. Në Shqipëri kanë terrenin ku lajnë hesapet po zanafilla nis jashtë.

Gjëja që po ndikon shumë edhe në opinionin publik janë kamerat e sigurisë që fiksojnë dhe duket si serial. Unë sot kam thënë që pandemia që po merre jetë nuk është më Covid por Ak-47 arma. Kjo armë merr te shëndetshmit me mosha të reja,’ u shpreh gazetari.

Po përse po ndodhin tani këto vrasje? Lidhur me këtë gazetari thekson se muajt e verës dhe pushimet në fund të vitit kanë rritje të krimit për shkak të ardhjes së emigrantëve. Ndërkohë, që në këtë periudhë Hoxha thotë se ka ndikuar edhe procesi i zgjedhjeve që këtë herë ndryshe nga vitet e kaluara u mbajtën në prill. Sipas gazetarit grupet kriminale shfrytëzojnë gjithnjë tranzinionin e ndërrimit të qeverisë.

“Zakonisht muajt që kanë një rritje të kriminalitetit janë ato të festave dhe pushimeve. Muajt e verës që vijnë shumë emigrantë. Ndërkohë policia e ka më të vështirë të kontrollojë territorin sepse rritet numri i turistëve.

Zgjedhjet këtë radhë nuk u bënë në qershor dhe maj, por në prill. Dhe ky momenti i tranzicionit policia dhe agjencitë e tjera nuk janë të sigurta për çfarë do ndodhë. Administrata vetë është e paqëndrushme ka shumë faktorë që ulin vigjilencën. Grupet kriminale jo vetëm që kanë informacion për vigjilencën e policisë,” u shpreh ai.


Shtuar 3.06.2021 20:31