Seanca për inceneratorin e Fierit është shtyrë. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 1 shkurt.
Gjithashtu sot është caktuar se të mbahet seanca dhe për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë, avokatet e Lefter Kokës, ish-ministri i Mjedisit që ndodhet pas hekurave, kërkojnë që të bashkohen dy dosjet.
Kujtojmë se, Koka akuzohet për tri veprat penale, atë të korrupsionit, shpërdorimit të parave dhe abuzimit me detyrën, ndërsa pas hekurave ndodhet dhe ish-vartësi i tij, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako.