Ngjan me PD-në, kjo është logoja e partisë së Patozit (FOTO LAJM)

Astrit Patozi ka regjistruar në gjykatë partinë Bindja Demokratike duke bërë edhe njoftimin e parë publik nën siglën e kësaj partie.

Ajo që bie në sy lidhet me ngjashmërinë mes logos së PD-së dhe asaj të Bindjes Demokratike, ku ngjyrat dhe vendosja e gërmave janë thuajse të njëjta.

Në njoftim thuhet se është krijuar edhe bordi i kësaj partie i përbërë nga ish-demokratë, ish-anëtarë të Kryesisë së Parisë Demokratike të lënë jashtë tashmë nga Basha. Mes tyre janë Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli.

Njoftimi i parë për mediat

Shqipëria do të ketë prej sot një parti opozitare më shumë. Bindja Demokratike dorëzoi paradite në gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionin e regjistrimit si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë ­rma mbështetësish për krijimin e saj.

Vendimi erdhi pas takimit të një grupi të madh nismëtarësh mbrëmjen e kaluar, ku u përcaktuan edhe hapat e para të kësaj organizate politike në rrugëtimin e saj. Nismëtarët vendosën të mandatojnë një bord të përkohshëm, i cili do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.

Anëtarë të këtij bordi do të jenë: Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator i tij Astrit Patozi.

Po sot Bindja Demokratike dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për pjesëmarrje si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Shtuar më 23/04/2019, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori