Ngjela mesazh Lu-së: Fol me deputetët e PD-së, s’janë të gjithë si Berisha...
Aleati i fuqishëm i kryeministrit Rama, Spartak Ngjela , ditën e sotme i ka kushtuar një status në Facebook ambasadorit amerikan Donald Lu, ku i kërkon që t’i drejtohet deputetëve të Partisë Demokratike për të mos bllokuar zbatimin e Vettingut.

Si dhe herë të tjera Ngjela thumbon Berishën duke e quajtur përgjegjësin e vëtëm që dëshiron të bllokojë zbatimin e Vettingut.

Statusi i Ngjelës

A do t’i drejtohet politika e larte amerikane drejtpërsëdrejti opinionit publik shqiptar për bllokimin e vetingut nga Saliu?

A do t’i përgjigjen shqiptarët thirrjes amerikane pro Reformës në Drejtësi?

A do ushtrojë forcë politike Donald Lu?

Zoti Lu, shqiptarët e kanë shpresën te ti. Duhet folur drejtpërsëdrejti me shqiptarët për Reformën në drejtësi; dhe duhet t’u drejtohesh forcave perëndimore dhe proamerikane në deputetet e Partisë Demokratike. Nuk është e gjithë trupa legjislative e Partisë Demokratike antiamerikane: të tillë janë vetëm përkrahësit e Berishës.

Zoti Lu, ndihma që ju personalisht, si zëdhënës i Shtëpisë së Bardhe, i keni dhënë shqiptarëve për të shpëtuar nga uzurpatorët e brendshëm të tyre, eshtë historike. Tani jemi afër kurorëzimit të fitores së Reformës.

Prandaj…

Le të çirret Berisha me zëdhënësin e tij, shqiptarët presin Reformën… ata ndërkohë po citojnë Shekspirin nga Hamleti i tij; sipas përkthimit në shqip të Fan Nolit:

Le të ikë i shqetësuar Dreri

Le të ikë e mërzitur Dhia

Njëri flé dhe tjetrin e ha vreri

Kështu na qënka bota njerëzia.

Ja dhe anglisht sipas Shekspirit:

Let the stricken deer go weep,
The Hart ungalléd play,
For some must watch, while some must sleep,
So runs the world away./albeu.com/



Shtuar më 21/02/2017, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori