Rama mbledh me urgjencë koordinatorët: Tre çështjet e rëndësishme që po diskutohen
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur koorsdinatorët dhe
deputetët e
qarkut Shkodër në një
mbledhje urgjente
Prej disa minutash është duke u zhvilluar në Selinë e Partisë Socialiste mbledhja me deputetë të Shkodrës për shkak se shkarkimi i Bushatit e ka lënë këtë qark pa drejtues politik.
Abcnews.al raporton se të pranishëm në
mbledhje krahas Ramës, Senida Mesit, Arben Pëllumbit dhe Musa Ulqinit janë edhe Paulin Stërkaj, Tom Doshi si edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak, Briseida Kadia.
Mbledhja pritet të vendosë për tre çështje të rendësishme, siç janë përcaktimi i drejtuesit politik për Qarkun
Shkodër, gjetjen e një zgjidhjeje ligjore për rizhvillimin e zgjedhjeve për bashkinë pas largimit të Pjetrit si edhe emërimin e drejtorëve të rinj të institucioneve./albeu.com/
Shtuar më 07/10/2019,
ora 17:41